Serbia po armatoset, pret sistemin
S-300, aeroplanë dhe tanket ruse

Dmitry Shugaev, drejtori i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak të Rusisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, ka konfirmuar se është reale që Moska së shpejti t’ia dorëzojë Serbisë sistemin raketor S-300.
 
“Partnerët serbë kanë shprehur interes për S-300 SAM. Po bisedojmë për këtë sistem”, ka thënë ai në panairin e aviacionit “MAKS 2017”.
 
Ai ka shtuar se do të realizohet po ashtu dorëzimi i gjashtë aeroplanëve luftarakë, MiG-29.
 
“Pos aeroplanëve, Moska do t’i japë Serbisë 30 tanke T-72S dhe 30 makina të blinduara BRDM-2”, tha Shugaev.
 
Sistemi raketor S-300 është një nga armatimet më të avancuara, të cilin e kanë Bullgaria, Kina, Egjipti, Irani, Greqia dhe Rusia.
 
Rrezja e veprimit të saj është nga pesë deri në 150 kilometra, e në lartësi deri në 27 mijë metra. Shpejtësia e raketës është deri në 2,800 kilometra në orë. /Telegrafi
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë