Serbia pret Qeverinë e re për të
vazhduar bisedimet me Kosovën

Serbia pret Qeverinë e re për të<br />vazhduar bisedimet me Kosovën
BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se në javën e ardhshme, bashkë me kryetarin Tomislav Nikoliç, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Temë bisedash, siç është njoftuar, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vuçiç në konferencën për gazetarë ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.

Vuçiç ka thënë, njofton B92, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen.

"Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë", ka thënë Vuçiç.

Vuçiç, duke u përgjigjur në pyetje, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma