Sipas të përditshmes `Internacional Herald Tribune`, Serbia është një ndër vendet kryesore e cila prin në tregun ilegal të organeve trupore.
Sipas këtij artikulli, kjo ndodh për shkak të gjendjes së mjerueshme ekonomike në Serbi. Banorë të disa vendeve të thella rurale në Serbi, kanë kërkuar leje nga Qeveria e Serbisë që t`u lejohet t`i shesin organet e trupit, meqë vuajnë nga papunësia, por një gjë e tillë u refuzua.
Njerëz të varfër shesin në treg të zi organet e tyre, nëpërmjet internetit, me ç`rast përfitojnë trafikantët e këtij biznesi ilegal, shkruan gazeta njujorkeze. Sipas kësaj gazete, transplantimet e organeve bëhen në një spital shtetëror në Beograd, ku pacientët që heqin organet regjistrohen me emra dhe të dhëna të rrejshme. Por Spitali Ushtarak në Beograd ka hedhur poshtë pohimet e medias amerikane.
(sg/rg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com