Serbia s' lejon hyrjen e ministrit
kosovar në Luginën e Preshevës

Serbia s' lejon hyrjen e ministrit<br />kosovar në Luginën e Preshevës
PRESHEVE- Policia e Serbisë, nuk lejoi dje Ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës Ibrahim Makolli, që të hyjë në luginën e Preshevës. Ministri Makolli u ndalua në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në fshatin Konçul derisa po udhëtonte për një vizitë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare ne jug të Serbisë.

Ministri Makolli i tha presheva.com se "Beograd nuk ka hequr dorë nga mentaliteti i së kaluarës dhe se do të bëjë përpjekje për të vizituar prapë Luginën e Preshevës"

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e cilësoi si skandal politik pengimin e ministrit Makolli, ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se policia serbe kishte lejuar që ministri Makolli të hyjë në luginën e Preshevës si qytetar, e jo si ministër i Qeverisë së Kosovës. Ai tha se kjo ndalesë bie ndesh edhe me marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, raporton voa.

Para nisjes, ministri Makolli kishte deklaruar se synim i vizitës së tij ishte njohja nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Refuzimi i lejes ndodh vetëm pak ditë pasi Kosovën e vizitoi presidenti i Serbisë Boris Tadic, me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Vizita e tij nxiti reagime për shkak të deklaratave politike dhe protesta të lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka cilësuar vizitën të papranueshme. Kjo lëvizje ka nxitur reagime të shumta edhe me paralajmërimet që të shtunën më 14 janar të fillojë bllokimin e vendkalimeve kufitare me Serbinë në funksion të siç thuhet, vendosjes së masave të ndërsjella politike, ekonomike e tregtare.Planet e tilla janë kundërshtuar ashpër nga qeveria e Kosovës.
(sg/voa/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë