Serbia tërheq trupin diplomatik
nga Shkupi, nuk jep asnjë arsye

Serbia tërheq trupin diplomatik<br />nga Shkupi, nuk jep asnjë arsye
Serbia ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Maqedonia duke mos dhënë asnjë detaj për sa i përket këtij vendimi.

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë një  notë diplomatike nga ambasada serbe, me anë të të cilës i është bërë i ditur se stafi i ambasadës është thirrur nga konsulta në Beograd.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, shkruhet se nuk janë bërë të ditura arsyet  e largimit të stafit diplomatik të Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të postuar nga mediat vendase.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete