Serbia u frikësohet precedentëve
mund të shtyhet Partizan-Beshiktash

Serbia u frikësohet precedentëve<br />mund të shtyhet Partizan-Beshiktash
Rastësi të çuditshme. Pas shtyrjes së vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA për incidentet në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, gazeta serbe “Kurir” njofton se mund të shtyhet edhe ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit, e programuar për t’u zhvilluar sonte në orën 21:05 në të njëjtin stadium që u zhvillua ndeshja e 14 Tetorit dhe e konsideruar me rrezikshmëri të lartë për të shkak të përplasjeve të mundshme të tifozëve.

Shkak i shtyrjes së mundshme të ndeshjes raportohet se është gjendja e keqe e fushës për shkak të motit të keq që ka përfshirë edhe Beogradin. Fakti që ngre shumë pikëpyetje është që tapeti i stadiumit të Partizanit është ndërruar  para 20 ditësh dhe në tapetin e ri janë luajtur vetëm ndeshjet Serbi-Shqipëri, 41’ dhe derbi i Partizani i Beogradit-Crvena Zvezda.

Serbët i tremben një tjetër dështimi në organizim si në rastin me Shqipërinë, apo derbin e pak ditëve më parë, ç’ka do të ishte një arsye më shumë që mund të dënoheshin nga UEFA.“Kurir” shton se vendimi final do të merret në orët e ardhshme, ndërkohë që thekson se drejtuesit e klubit të Partizanit po bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që fusha të jetë gati për takimin e kësaj mbrëmjeje.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë