Serbia vendos nesër për Presidentin
Parlamentin dhe  Pushtetin Vendo

Serbia vendos nesër për Presidentin<br />Parlamentin dhe  Pushtetin Vendo
SERBI-Heshtje zgjedhore sot në Serbi, ndërsa nesër qytetarët e këtij vendit do të vendosin për 3 palë zgjedhje, ku më e rëndësishmja mbetet ajo e presidentitet të vendit. Në garë për presidencën janë Tadic dhe Nikolic, të cilët përballen tri herë radhazi me njëri-tjetrin, që nga viti 2004.

“Pro-evropiani” Boris Tadic lufton për mandatin e tretë kundër sfidantit shumëvjeçar, nacionalistit Tomisllav Nikollic. Sipas sondazheve dy kandidatët kanë një diferencë shumë të vogël me njëri-tjetrin. Të dy premtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e sovranitetit të Serbisë në Kosovë, sic shprehen ata.
Tadic ka deklaruar së fundi: “Miqtë e mi, me gjithë sulmet dhe kërcënimet, me gjithë sulmet që kanë ardhur nga skena e brendshme politike, ne kemi arritur të ruajmë politikën tonë ‘Edhe Evropa, edhe Kosova’. Dhe, ne nuk do të heqim dorë as nga Evropa, as nga Kosova, sepse nuk duam të vëmë në dyshim integritetin territorial të asnjë pjese të vendit tonë”.

Ndërkaq kandidati tjetër Nikolic , i cili kryeson partine Progresiste Serbe premton “Edhe Evropa, edhe Kosova”. “Serbia ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një gjë e mirë dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Rruga për në BE është e gjatë dhe e vështirë - do të na duhen vite. Në Serbi, qytetarët janë të etur për ndryshime dhe ato do të ndodhin”, ka thënë Nikollic.

Analistët flasin se do të ketë shumë qytetarë që përmes lënies bosh të fletës së votimit do të shprehin protestën e tyre ndaj politikës serbe. Këtë gjë e pohon edhe
Vesna Peshic, deputete e pavarur në Parlamentin e Serbisë. Ajo thotë se “fletëvotimet e bardha” do t’iu dërgojnë mesazh palëve që kanë lëshuar rrënjë.

“Mesazhi është i qartë - një grup i qytetarëve nuk është i kënaqur me qeverinë, e cila ka proklamuar veten e saj si pro-evropiane, ndërsa rezultatet e saj janë shumë të këqija. Kështu, si votues, nëse doni ta ndëshkoni atë parti ose koalicion, por nuk doni të votoni për partitë opozitare, sepse ndjeni se ato nuk janë më të mira, atëherë me vota ‘të bardha’ ju mund të shprehni protestën tuaj, që nuk doni të votoni për partitë e korruptuara”, thotë Peshiq.

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, më 6 maj do të votojnë edhe serbët e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Qeverisë së Kosovës.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf