Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, thotë se në Beograd se përveç çështjeve tjera të interesit të përbashkët, me autoritetet serbe do të diskutojë edhe për situatën në Ballkan dhe qëndrimin rus ndaj çështjes së Kosovës.
Aleate e Beogradit, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, rastin e së cilës e ka përmendur si precedent gjatë marrjes së vendimit për të bashkuar gadishullin ukrainas të Krimesë me Rusinë.
 
Krahasimi u hedh poshtë nga bashkësia ndërkombëtare e cila rastin e Kosovës e trajton si një “rast të veçantë”
 
Shefi i diplomacisë ruse tha se Rusia dhe Serbia kanë shumë projekte ekonomike strategjike, projekte të natyrës humanitare. Ministri Lavrov i cili u prit në aeroportin e Beogradit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, tha se “pa dyshim, do të diskutojmë për çështje rajonale e ndërkombëtare si dhe për rrethanat në Ballkan dhe për veprimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, pasi Serbia vitin e ardhshëm do ta ketë presidencën e radhës”.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)