Sergio Busquets i bashkohet ish-bashkëlojtarit të Barcelonës Lionel Messi-t te Inter Miami. Klubi i MLS-së amerikane konfirmoi lëvizjen të premten në një video të postuar në kanalet e komunikimit.
Inter Miami shfaqi frazën Busi, duke iu referuar pseudonimit të Busquets, shoqëruar me citate nga yje të ndryshëm të futbollit. "Në fushë, ai është gjithmonë numri 5, por në realitet si lojtar dhe person, ai është një 10," shkroi Messi në spanjisht.
35-vjeçari Messi njoftoi më 7 qershor se do t'i bashkohej Miamit. Ai pritet të bëjë debutimin e tij në Major League Soçer në një ndeshje në shtëpi më 21 korrik, konfirmoi skuadra të martën.
Pronari Jorge Mas u tha medieve të hënën se klubi i tij dhe Messi kanë rënë dakord me kushtet dhe janë duke finalizuar dokumentet dhe një vizë.
Pas gati dy dekadash me Barcelonën, Busquets njoftoi muajin e kaluar se nuk do të kthehej në klub. Kontrata e tij skadon në fund të qershorit. Busquets mbërriti në Barcelonë në vitin 2005 dhe ka luajtur 722 ndeshje për klubin, duke e vënë atë në vendin e tretë të të gjitha kohërave pas Xavi dhe rekordmenit Messi.
Një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës që ka pasur Barcelona, Busquets ka shënuar 18 gola dhe ka pasur 40 asistime. Ai ka qenë kapiten i ekipit për dy sezonet e fundit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.6%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
31 Mars, 08:35
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
30 Mars, 20:57
-
Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë
30 Mars, 20:53
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01