BAGDAD – Një seri atentatesh vdekjeprurëse janë rregjistruar gjatë ditës së sotme në Irak. Pesë shpërthime ndodhën në kryeqytetin e vendit, Bagdad, ku humbën jetën të paktën 17 persona. Ndërsa 6 shpërthime u dëgjuan në 4 qytete të tjera në veri të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga burime spitalore dhe të policisë.

Dy autobomba shpërthyen në qendër të Kirkuk, në tjetër në Samarra, ndërsa një bombë e vendosur përgjatë rrugës shpërtheu në Taji dhe një kamikaze u hodh në erë në Baquba.

Bilanci provizor, sipas televizionit Al Arabiya, është prej 32 personash.

(im/shqiptarja.com)