Seria A, Interi nuk del nga kriza
pëson gol në minutën e '90-të

Seria A, Interi nuk del nga kriza<br />pëson gol në minutën e '90-të<br>
Inter vijon të zhgënjejë në garën për Serinë A. Zikaltërit nuk kanë mundur të rikthehen tek fitorja as mbrëmjen e sotme në përballjen kundër Fiorentinës. Ekipi i Spalletit nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë formacionit vjolë që në disa raste nuk pati fatin me vete.

Në fillim do të ishte Inter që do realizonte me Ikardin pas një krosimi të Kanselo. Më pas në fund të kohës së rregullt në minutën e 90-të do të ishte Simeone që do të barazonte rezultatin. Autori i golit, Giovanni Simeone, është djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, ai që i mohoi fitoren interistëve me golin në minutën e 91-të.

Në sfidën e radhës zikltërit do të presin Romën. Për më tepër Interi nuk fiton prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat (3 barazime, 2 humbje) dhe renditet në vendin e 3-të me 42 pikë në 20 ndeshje. Fiorentina gjendet në vendin e 8-të me 28 pikë.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal