Seria A, Juventus i sigurt drejt titullit
mund edhe Milanin me rezultatin 3-1

Seria A, Juventus i sigurt drejt titullit<br />mund edhe Milanin me rezultatin 3-1
Juventusi ka shënuar një fitore të madhe në garë për titullin e kampionit në Serie A. Kampioni i Italisë pa problem ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 3:1.

Carlos Tevez ka kaluar vendasit në epërsi 1:0 në minutën e 14-të. Kurse, Luca Antonelli ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 28-të.

Por, gëzimi i lojtarëve të Milanit nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas tre minutave Leonardo Bonucci sërish kaloi në avantazh vendasit 2:1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Rosonerët provuan ta barazojnë rezultatin, por në minutën e 69-të, Alvaro Morata shënoi për 3:1, dhe shoi shpresat e Rosonerëve që nga ky takim ta arkëtojnë një pikë.

Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 53 pikëve, dhjetë më shumë sesa Roma, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./express/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra