Roma arrin fitoren e tretë radhazi në Serinë A dhe ngjitet në vend të katërt në zonën Champions. Mbrëmë në “Marassi” verdhekuqtë e Jose Mourinho mundën minimalisht 1-0 Sampdorian. Vendosi një penallti e kthyer në gol nga kapiteni Lorenzo Pellegrini. 4 pikë më pak se Napoli i vendit të parë numëron Roma pas 10 javësh kampionat. Këtë të dielë Mourinho e Spalleti sfidohen në “ Olimpico” në një Roma-Napoli që premton spektakël.
Ndërsa Fiorentina në kampionat ka harruar të fitojë. “Vjollcët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në stadiumin “Via del Mare” ndaj Lecce-s. Madje ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Assan në fundin e pjesës së parë dhe Fiorentina barazoi në fillimin e të dytës me Kouame. Vetëm vendi i 13-të në renditje për Fiorentinën që të shtunën pret Interin ndërsa Lecce momentalisht është jashtë zonëës së rënies nga kategoria./ Përgatiti Andi Kapxhiu