Në ndeshjen e parë të javës së 19 të Serisë A Napoli mundi 1-0 Crotonen dhe është kampion i dimrit me 48 pikë.

Ndeshjen e vendosi një gol i Marek Hamsik në minutën e 17-të të pjesës së parë që për sllovakun ishte goli numër 117-të me fanellën e Napolit.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën raste për gol por rezultati nuk ndryshon dhe Napoli e mbyll 2017-tën në vend të parë si kampion i dimrit. Sot luhen ndeshjet e tjera të javës së 19-të në Itali ku spikat sfida Inter- Lazio ndërsa Juventusi do të ketë përballë Veronën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com