Seria A,  Mancini: Podolski
një përforcim i madh për Interin

Seria A,  Mancini: Podolski<br />një përforcim i madh për Interin
Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin. Keshtu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mberritjes së kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin. 

Pas qendrimit për një kohë të gjatë në pankinën e Arsenalit, bëhet e ditur se transferta e tij është çështje orësh.

I vajtur tek Arsenali në 2012 nga ekipi i Kelnit, Podolski do t'i nenshtrohet vizitës mjekësore të shtunën dhe pritet që të aktivizohet për herë të parë me fanellën e Interit të martën në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit.

I shpallur kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin e Anglise këtë sezon.

"Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte te Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh për ne", ka deklaruar trajneri Mancini. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'