Seria A, turpërohet Interi, Sassuolo
e mposht 2-1 në “San Siro”

Seria A, turpërohet Interi, Sassuolo<br />e mposht 2-1 në “San Siro”
Interi nuk ngre më kokë dhe turpërohet edhe nga Sassuolo e cila fiton në “San Siro” 2-1. Zikaltërit tashmë i thonë edhe lamtumirë vendit të 6-të që të dërgonte në kualifikueset e Europa League duke mbyllur një sezon të dështuar.
 
As largimi i Stefano Piolit dhe rikthimi në pankinë i trajnerit të të rinjve Stefano Vecchi nuk i zgjidh hallet zikaltërve pasi Sassuolo bën goditjen e madhe duke fituar në Milano.
 
Protagonisti absolut është Pietro Iemmello i cili shënon një dygolësh duke zhbllokuar ndeshjen që në pjesën e parë në minutën e 36-të.
 
Me fillimin e pjesës së dytë sulmuesi i miqve shënon sërish duke e dërguar rezultatin në 0-2 për Sassuolon. E vetmja gjë që mundi të bëjë Interi është goli i Eder por që shërben për statistikë pasi Sassuolo fiton në “San Siro” ndaj Interit 2-1.
 
Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit Italian Interi mbetet në vend të tetë me 56 pikë por ka filluar të mendojë për sezonin që vjen ndërsa Sassuolo qëndron në mesin e artë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë