Seriali i dhunimeve në Nartë, disa
të dyshuarve do i bëhet ADN-ja

Seriali i dhunimeve në Nartë, disa<br />të dyshuarve do i bëhet ADN-ja
VLORE - Pas protestave në Nartë dhe akuzave të banorëve, se po dhunohen plakat e fshatit, disa personave të dyshuar u janë marrë kampionë, me të cilët do të bëhen dhe analizat e ADN-së. Burime nga Drejtoria e Policisë së Vlorës pohuan për A1 Report, se në bazë të dëshmive të grave të pyetura, por edhe deklaratave të bëra nga banoret e fshatit Nartë, disa persona të dyshuar janë shoqëruar e pyetur në polici, ndërkohë që u janë marrë edhe kampionë për analiza. 

”Shqetësohemi që të gjithë. Ka 10 vjet që po ndodhin këto gjëra, është turp i madh. Kanë bërë përdhunime në gjyshet dhe nënat tona. Autori është një njeri i sëmurë. 12 persona që do të ekzaminohen, duhet të gjendet autori me çdo kusht. Unë kërkoj që kjo çështje të zgjidhet sa më parë dhe të gjendet ai që ka bërë këto veprime makabre."- thotë një banor.

Policia ka vendosur dy patrulla police gjatë natës, megjithatë banorët sërish ndihen të frikësuar.

“Kohët e fundit ka ndodhur  një ngjarje shumë të keqe. Një plakë 80 vjecare e kanë përdhunuar. Na ka ardhur keq. U bë një mbledhje urgjente me banorët e fshatit. Qeveria ka nisur që të ekzaminohen, vijnë ptarulla natën. Unë kam frikë, zgjohem natën kur dëgjoj zhurma apo ulërima qenve. Kanë marrë njerëzit që dyshojnë, nga fshati, por edhe aty që janë rrotull fshatit, kanë ardhur nga rrethe të tjera dhe punojnë në bacet e plakave. Edhe fëmijët tanë jashtë shteti janë shumë të shqetësuar. Autori duhet të varet në mes të fshatit. kjo është shumë e rëndë, na vjen rëndë kur takojmë shokët. Më përpara nuk e kanë denoncuar nga turpi, u ka ardhur rëndë. Ata vënë një maskë dhe i lidhin.”- thotë banori tjetër.

Megjithëse nuk bëhet e ditur nëse personave që u është marrë kampionet e gjakut janë nga Narta apo fshatrat përreth, policia konfirmoi faktin, se mund të jetë ADN-ja e tyre, ajo që do të vërtetojë apo të hedhë poshtë akuzat e banorëve të Nartës. Policia konfirmon se është ngushtuar rrethi i të dyshuarve, deri tani ende askush nuk është identifikuar si person që ka gisht në këtë ngjarje, që ka terrorizuar fshatin prej 10 vitesh.
 
Pak ditë më parë Shqiptarja.com solli një reportazh në fshatin Nartë, ku gratë ngryseshin me frikën e përdhunuesit të panjohur. Enigmën e ngjarjes të ngatërruar edhe me fshehjen nga turpi i ka dhënë mundësi dhunuesit të fshehë ndonjë gjurmë që mund të çonte në kapjen e tij. Gazeta solli dëshmi të dëshminë e Eftalisë,  e dhunuara e fundit në serialin e dhunimeve në këtë fshat, intervistën e Kryetarit të Komunës Qendër Fredo Berberi si dhe dëshminë e kreut të Omonias Dhimitër Seva.  Lexoni reportazhin
(Foto:Banesa e Eftalisë një prej grave të dhunuara në Nartë)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!