Me fitoren e sotme 4-0 ndaj modestëve të Palermo-s, Juventus ‘shuan’ ëndrrat e napoletanëve për t’u shpallur kampion, që e kanë fituar për herë të fundit kampionatin italian në sezonin 1989-90, kur në radhët e kësaj skuadre luante Diego Maradona.

9 pikë është difenca mes Juventus dhe Napoli-t, që humbi dje 2-0 kundër Interit në “San Siro”.

Edhe pse mbeten 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, shanset që bardhë e zinjtë të bëjnë hapa falsë është janë të vogla.

Golat në fitoren e “Zonjës së Vjetër” në sfidën ndaj Palermo-s u shënuan nga Khedira, Pogba, Cuadrado dhe Padoin.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)