Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi i japin fitoren Juventusit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë Frosinone-s. Vendasit rezistuan deri në minutën e 80, pasi Ronaldo në të 81’ dhe Bernardeschi në të 90’ shënuan dy golat e fitores duke i mposhtur.
Milani bëri një hap fals duke barazuar me Atalantën 2-2. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Gonzalo Higuain, Papu Gomez barazoi, ndërsa Giacomo Bonaventura kaloi sërish Milanin përpara.
Por, kur menduan se gjithçka u mbyll, Emiliano Rigoni shënoi duke barazuar në fund për Atalantën. Pas javës së pestë Juventusi kryeson me 15 pikë, i ndjekur nga Napoli me 3 pikë më pak.

/Shqiptarja.com
Komente

