Serie A/ Juventus nuk ndalet, Milani ia del edhe pa Higuain

Serie A/ Juventus nuk ndalet, Milani ia del edhe pa Higuain

Cristiano Ronaldo

Juventusi ruan avantazhin prej 9 pikësh ndaj Napolit në krye të Serie A. Bardhezinjtë e nisën me një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Chievos së vendit të fundit fazën e dytë të kampioantit duke e çuar sërish në +9 epërsinë në renditje ndaj të kaltërve të Ancelottit. Douglas Costa dhe Emre Can, i cili realizoi golin e tij të parë si bardhezi i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Allegrit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Cristiano Ronaldo humbi për here të pare një penallti që nga mbërritja tek Juventus. Goditja e superyllit portugez u ndal nga Sorrentino, portiere 39-vjeçar i Chievo-s. Për të vulosur suksesin e bardhezinjve mendoi Rugani i cili shënoi edhe golin e tretë pak minuta para fundit.

Milani

Viti 2019 në “Seria A” ka nisur me fitore për Milanin. “Djalli” dje në orën 15:00 në stadiumin “Luiggi Ferrari” ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Genoa-n, e cila nuk arriti të përfitonte nga mungesat e shumta të skuadrës së Gatusso-s. Pa Higuain në fushë, i cili pritet të zyrtarizohet te Chelsea, Milani e pati të vështirë të gjente golin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra nga Milano u tregua më këmbëngulëse dhe arriti të prishte ekuilibrat në minutën e 72-të. Ishte Borini që u aktivizua si zëvendësues ai i cili kaloi topin pas shpinës së portierit Radu. Asisti i mbrojtësit Conte, që duket se ka gjetur ritmin pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Nga ky moment Genoa hidhet në sulm, por e pëson nga një kundërsulm i finalizuar nga Susso, që njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Spanjolli fillimisht mori një top të gjatë nga Cutrone dhe më pas goditi saktë nga një kënd i prirët. Në fund tre pikë të cilët e bëjnë Milanin të ngjitet në vendin e katërt, me 1 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë.

Piatek ikën në Milano

Ashtu siç ishte raportuar më parë, pas ndeshjes Genoa-Milan drejtuesit e dy klubeve kanë mbajtur një mbledhje ku kanë finalizuar gjithçka për sulmuesin Chrystof Piatek. Në një video të publikuar nga mediat italiane sulmuesi polak shihet teksa largohet nga Genoa me makinë për t’u nisur më pas drejt Milanos, aty ku do të zhvillojë edhe vizitat mjekësore. Baza e marrëveshjes mes dy klubeve ka qenë shifra 35 mln euro. Me shumë mundësi Genoa do të marë edhe një ndërmjet lojtarëve Halilovic dhe Bertolacci, por për këtë të dytin do të jetë paksa më e vështirë. Piatek këtë verë la Cracocia për t’ju bashkuar Genoa-s, me të cilët fitonte 500 mijë euro në vit. Ndërkohë me kontratën e re 5 vjeçare që do të nënshkruaje më Milanin, 23-vjeçari do të fitojë 2 mln euro në sezon. Në gjysmën e parë të kampionatit Piatek ka realizuar 13 gola. Sapo të azyrtarizohet gjithçka mes klubeve, drejtori sportive i Genoa-s është shprehur se do të ndodhë nesër, Higuain do të niset drejt Londrës për t’u bashkuar me Maurizio Sarri-n.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm