SERIE A - Juventus ka marrë një fitore minimale në fushën e Cagliarit, pasi triumfoi 0-1 mbrëmjen e sotme. Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Dusan Vlahovic.

Në minutën e 12’ serbi i dha fitoren bardhezinjve të Thiago Mottas që ngjiten në vendin e katërt.

Kjo është fitorja e katërt radhazi i Juves në Serie A, teksa shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e katërt duke lënë prapa Lazio me 47 pikë.

Javën e ardhshme Juventus do përballet në Torino përballë Veronës.