Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 26-të. Këtë të shtunë në Torino ekipi i Juventusit u mposht 0-2 nga Como, me miqtë që shënuan me Mërgim Vojvodën dhe Maxence Caqueret. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Juven në harkun e një jave.
Pas disfatës 3-2 kundër Interit në kampionat, apo edhe asaj 5-2 në mesjavë kundër Galatasarayt në Champions League, sërish të besuarit e Spallettit zhgënjyen në fushë para tifozëve të vet.
Sfida në Torino u zhbllokua nga shqiptari Mërgim Vojvoda pas 11 minutave lojë. Një veprim i bukur nga mbrojtësi i Kosovës dhe e majta e fortë bënë që Di Gregorio mos reagonte në portë. Më pas Como goditi edhe traun e portës duke dominuar pjesën e parë.
Fraksioni i dytë pritej ndryshe për të zotët e shtëpisë, por fusha tregoi tjetër gjë. Maxence Caqueret dërgoi sferën në rrjetë pas një kundërsulmi 'vrasës' të Comos në minutën e 61-të.
Shansi më i mirë për Juven erdhi në fundin e ndeshjes kur Koopmeiners goditi shtyllën. Tanimë Juvja lë pas tre humbje dhe në mesjavë pret Galatasarayn në shtëpi për ndeshjen e kthimit në play-off-in e Champions League. Ndërkohë që në Serie A Juvja luan kundër Romës fundjavën që vjen, një tjetër përballje direkte për vendin e katërt.
Pas duelit të sotëm Juventusi mbetet në vendin e pestë me 46 pikë, ndërsa Como ndjek me 45 pikë e renditur një pozitë më poshtë.
Komente











Me Kete ritem Juventus as ne confederence league nuk kalon dot
Përgjigju