ITALI - Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim këtë të dielë kundër Romës, duke siguruar pikët e plota në sfidën e javës së 13-të në Serie A. Napolitanët triumfuan me rezultatin minimal 0-1.
Skuadra e Contes e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar fillimisht me Noa Lang dhe Giovanni Di Lorenzo, të cilët iu afruan golit në aksionet e para. Epërsia erdhi në minutën e 36-të, kur David Nerres realizoi pas një aksioni të bukur të përgatitur nga Rasmus Hojlund, i cili dha një asistim perfekt për golin vendimtar. Hojlund më vonë pati mundësinë të dyfishonte shifrat, por tentativa e tij u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Svilar.
Me këtë fitore, Napoli barazon Milanin në krye të Serie A me 28 pikë. Ndërkohë Interi dhe Roma me nga 27 pikë janë në ndjekje.
Komente









