Serie A në krizë, tre skuadra të tjera eliminohen nga Kupa e Italisë që në turin e dytë

Serie A në krizë, tre skuadra të tjera eliminohen nga Kupa e Italisë që në turin e dytë

Kupa e Italisë

ITALI - Skuadrat e Serisë A po e nisin keq edicionin futbollistik, pasi që në turin e dytë të Kupës së Italisë, kanë dalë nga gara katër prej tyre. Një ditë pasi Cesena nxori jashtë Veronën, me gol edhe të Kristian Shpendit; të diel e kishin radhën Venezia, Parma dhe Como që të dilnin nga ky turne.

Venezia u mund me shifrat 3-1 nga skuadra e Brescias, e cili dominoi ndeshjen dhe nuk e vendosi asnjëherë në diskutim sfidën për të siguruar një ndeshje ndaj Monzës në turin tjetër.

Më pas, e kishte radhën Parma, e cila u mund në shtëpi nga Palermo, një skuadër që synon të bëjë mirë në këtë edicion në Serinë B dhe të tentojë ngjitjen.

Goli i Roberto Insignes në fundin e pjesës së parë i mjaftoi Palermos për fitoren, që siguron në përballje shumë interesante me Napolin në turin tjetër të Kupës së Italisë.

Como nuk ishte e saktë nga penalltitë, pasi pas barazimit 1-1 me Sampdorian, ishin dorianët e Andrea Pirlo që kaluan më tej.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë