Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të shtunë me raundin e pestë. Me fillim nga ora 15:00 Venezia fitoi 2-0 në shtëpi kundër Genoas. Superndeshja e ditës u zhvillua në Torino, ku Juventusi dhe Napoli barazuan 0-0.
Në "Pier Luigi Penzo", Venezia fitoi 2-0 kundër Genoas. Busio dhe Pohjanpalo në pjesën e dytë ishin vendimtarë për vendasit që siguruan tri pikë në objektivin për të qëndruar në Serie A. Për t'u veçuar minuta e 50-të e ndeshjes, aty ku lojtari mik Malinovsky pësoi një dëmtim "horror". Në përpjekje për të larguar topin, Malinovksy bllokoi këmbën e djathtë që u përplas në fushë, duke bërë që dhimbjet të ishin të tmerrshme dhe kyçi i këmbës të rrotullohej në anën tjetër. Menjëherë barrela në fushë, ndërsa lojtari u zëvendësua dhe u dërgua në spital.
Juventusi dhe Napoli barazuan 0-0. Ndeshja e raundit të pestë në Serie A sheh vendasit që të koleksionojnë barazimin e tretë 0-0 këtë sezon, ndërsa dy ndeshje të tjera i kanë fituar. Përballja në "Allianz Stadium" ishte me ritëm, raste dhe e fortë nga ana taktike. Goli i shumëpritur mungoi, ndërsa dy rivalët ndanë nga një pikë.
Në "Via del Mare" Leçe mori një barazim dramatik 2-2 ndaj Parmës. Në golin e parë të Dorgu gjatë pjesës së parë, Ylber Ramadani asistoi në mënyrë brilante. Mesfushoi i Kombëtares doli nga fusha në minutën e 75-të, me miqtë që shënuan dy golat e barazimit në shtesë (90+3, 90+5).
Serie A, raundi 5:
E shtunë, 21 shtator 2024
15:00 Venezia 2-0 Genoa
18:00 Juventus 0-0 Napoli
20:45 Leçe 2-2 Parma
Renditja:
Juventusi dhe Napoli barazuan 0-0. Ndeshja e raundit të pestë në Serie A sheh vendasit që të koleksionojnë barazimin e tretë 0-0 këtë sezon, ndërsa dy ndeshje të tjera i kanë fituar. Përballja në "Allianz Stadium" ishte me ritëm, raste dhe e fortë nga ana taktike. Goli i shumëpritur mungoi, ndërsa dy rivalët ndanë nga një pikë.
Genoa humbi 0-2 në udhëtim kundër Venezias në Serie A. Veç disfatës, skuadra nga Liguria pa sesi futbollisti Ruslan Malinovsky pësoi një lëndim të tmerrshëm duke dalë nga fusha me barelë dhe ulërima.
Në përpjekje për të larguar topin, Malinovksy bllokoi këmbën e djathtë që u përplas në fushë, duke bërë që dhimbjet të ishin të tmerrshme dhe kyçi i këmbës të rrotullohej në anën tjetër. Menjëherë barrela në fushë, ndërsa lojtari u zëvendësua dhe u dërgua në spital.
Ho percepito il dolore di Malinovskyi dal divano di casa mia, infortunio bruttissimo pic.twitter.com/TEA5SJ5kr0
— PieK (@pietrocnf) September 21, 2024