Sërish atentat biznesmenit të
ndërtimit, u shpëton plumbave

Sërish atentat biznesmenit të<br />ndërtimit, u shpëton plumbave
VLORE- Biznesmeni i ndërtimeve Arben Veliko është bërë sërish objekt atentati mbrëmjen e djeshme, ndërsa i plagosur mbeti nga atentati i parë që iu bë më 1 shtator të këtij viti. Rreth orës 23:00 të së martës, pranë Bashkisë së Vlorës janë dëgjuar të shtëna armësh.

Bisnesmeni i ndërtimit 45-vjeçar, teksa po kthehej në shtëpi i vetëm duke udhëtuar me automjetin e tij, u qëllua në ecje nga një tjetër automjet. Nga goditja me armë u prek vetëm automjeti i tij, plumbat fatmirësisht nuk e preken. Veliko vazhdoi të ikë nëpër lagjen “Partizani”. Mendohet se automjeti tjetër që e qëlloi, u largua në drejtim të paditur.

Policia ngriti postblloqe dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Biznesmeni është qëlluar edhe rreth një muaj më parë tek kullat ‘Aleksandria’ ku dhe mbeti i plagosur me dy plumba në trup duke i shpëtuar fatmirësisht atentatit. Ndërsa vetëm 4 vjet më parë i kishte shpëtuar sërish një atentati me eksploziv. 

Nuk dihet identiteti i personave dhe numri atyre që qëlluan në drejtim të Velikos.  

Sipas burimeve në vendngjarje nuk ka pasur të lënduar. Të shtënat kanë kapur vetëm makinën e Velikos, shprehen burime nga i vendi i ngjarjes. Biznesmeni udhëtonte me një automjet tip “Tuareg”.

atentati vlore
(Në foto: Vendi ku ka ndodhur atentati) Foto të tjera

Atentati i tretë ndaj biznesmenit të ndërtimit
Arben Veliko, biznesmeni i ndërtimit në qytetin bregdetar të Vlorës nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, teksa ai edhe dy herë të tjera ka qenë pre e atentateve mafioze.
 
Në vitin 2010 Arbeni dhe vëllai i tij Rolandi, u bënë objektiv i një atentati më shpërthim të telekomanduar, teksa një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e tyre.
 
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht dy vëllezërit mundën ti mbijetonin atentatit.
 
Ndërkohë atentati i dytë u shënuar në 1 shtator të vitit 2014, ku biznesmeni u qëllua dy herë me arme zjarri pranë një pallati në afërsi të stadiumit Flamurtari.
 
Veliko mori një plumb në këmbë dhe një plumb në bark, ndërsa u dërgua në spitalin Vlorës, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale mundi të mbijetonte.
 
Sakaq dy atentatorët mundën të largoheshin pa u arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.
 
Emri i Velikos rezulton i përfshirë në një çështje trafiku lëndësh narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
 
Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2008, pasi akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë kishte trafikuar 11 kg heroinë.
 
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Velikon me 8 vjet heqje lirie, si pjesëtar i një grupi të trafikut të drogës, por Gjykata e Lartë e rrëzoi dënimin, duke e shpallur të pafajshëm për këtë akuzë.
 
Dënimi i vetëm për Velikon ishin 6 muaj heqje lirie, për armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën ndërtuesi u shpreh i penduar.
 
Lajmi fillimisht u publikua më 21.10.2014, ora 23.15

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja