Sërish avionë rusë ‘spiunë’ në Alaskë
alarmohen forcat amerikane /VD

Sërish avionë rusë ‘spiunë’ në Alaskë<br />alarmohen forcat amerikane /VD
E pesta herë brenda disa javësh, ndoshta rastësi por auoritetet amerikane kanë arritur të gjurmojnë  disa avionë luftarakë rus në Alaskë.

Dy bombardueset ruse u rrethuan në ajër nga disa avionë luftarakë amerikanë .

Avionët luftarakë  po fluturonin në një hapsirë ajrore ndërkombëtare rreth 50-80 milje larga nga brigjet amerikane, pjesa e zones amerikane të mbrojtjes ajrore.

Një avion spiun fluturoi në këtë zonë por që nuk u arrit të kapej.

Në fund të prillit kujtojmë se bombarduesit rusë fluturuan në të njëjtën zonë pranë Alaskës.

Një aksion i tillë vjen vetëm një ditë pasi presidenti Trump bisedoi në telefon me homologun rus Vladimir Putin dhe përplasjet mes dy sheteteve janë tensionuar edhe pse pas ardhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë perspektiva e marrëdhënieve bilaterale dukej krejt ndryshe.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore