Sërish Aylan,vogëlushi i pajetë
gjendet mes baltës i leckosu

Sërish Aylan,vogëlushi i pajetë<br />gjendet mes baltës i leckosu
Menduam dhe shpresuam se fati i vogëlushit Aylan Kurd i gjetur pa jetë në brigjet e Mesdheut nuk do të përsëritej.

Por fatkeqësisht historia përsëritet, i mbuluar me baltë, i lagur nga ujrat e lumit, me rroba të leckosura vogëlushi 16 muajsh nuk mund të lëviz duket sikur kërkon që dikush ta marrë në krahë.

Por duart dhe fytyra e tij e njomë janë të zhytura në baltën vrastare.

Faji i vetëm i vogëlushit i qujatur Mohammed Shohayet,është se i përket një pakicës muslimane Rohingya, një komunitet i përndjekur në Birmani i detyruar të arratiset në Bangladesh përmes lumit Naf.

Të arratisurit natën e 4 dhjetorit do të priteshin nga policia kufitare e cila hapi zjarr duke i detyruar refugjatët të hidheshin nga anijet. Fat ii tyre është i trishtë, të gjithë mbyten, përfshirë gra, foshnja.

Fotoja e vogëlushit Shoyet, marrë nga CNN risolli edhe një herë historinë e Aylan i gjetur në bregdetin turk shtatorin e 2015, ndërsa familja e tij përpiqej t'i arratisej luftës siriane.

Fatkeqësisht Alan tashmë ka edhe shokë të cilët iu bashkuan duke treguar edhe një herë anën e errët të diferencës.

Fotoja e Mohammed e cila tronditi të gjithë botën shndërrohet në foton simbol të tragjedisë që po përjeton minoranca etnike Rohingya në veri të Birmanisë.

Madje ndaj komunitetit me origjinë muslimane po kryhet një genocid i vërtetë.  

Popullsia Rohingya përbëhet nga rreth 1 milionë persona ata jetojnë prej vitesh në Birmani, por konsiderohen nga qeveria klandestinë.

Së bashku me trupin e vogëlushit u gjet nga peshkatarët edhe trupi i pajetë i vëllait, nënës dhe dajës.  

Sipas mediave u gjetën 15 trupa por shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf