Banesa e familjes së Çiços ndodhet në lagjen "Blloku i ri" në Tepelenë. Mësohet se në shtëpi banojnë prindërit e Çiços, ndërsa fqinjët bëjnë të ditur se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Shtëpia e familjarëve të Çiços survejohej nga të katra anët me kamera sigurie dhe se hajdutët të zënë në befasi kanë mundur të marrin nga shtëpia vetëm serverin e kamerave të sigurisë me qëllim fshirjen e regjistrimeve për të humbur gjurmët.
Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë telefonuar policinë të cilët po kryejnë kontrolle banesash si dhe kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme. Dyshohet se pjesë e kësaj ngjarje të jenë grupet rivale kriminale ku ka qenë i përfshirë edhe Çiço.
Ndërkohë, po kjo banesë e Elton Çiçës është grabitur disa vite më parë ku u morën një shumë parash si dhe u dhunuan prindërit e tij. Besohet se kjo grabitje solli një zinxhir vrasjesh në kryeqytet, deri në ekzekutimin e Çiços pranë ish-bllokut nga Jani Aliaj dhe Renato Milloshi në 1 maj të një viti më parë.
[gallery]24730[/gallery]
Hakmarrjet Çiço-Aliaj
Prokuroria ka prova të forta se Elton Çiço u ekzekutua në Tiranë nga Jani Aliaj, i ndihmuar nga Renato Milloshi, i arrestuar pak muaj pas ngjarjes. Konfliktet mes tyre kishin nisur në Greqi vite më parë për çështje të pazareve të drogës. Ata kanw qenw tw dy duke shlyer dwnimin nw njw nga burgjet e Greqisw, Aliaj i dwnuar pwr vrasje dhe Çiço pwr trafik droge.
Pas sherrit brenda nw burg, Çiço e plagosi me thikë Jani Aliajn, duke bërë që konflikti të vijojë dhe u spostua edhe nw Shqipwri, pasi tw dy u kthyen nw atdhe. Si Çiço ashtu edhe Aliaj kanw kryer disa atentate ndaj njwri-tjetrit, por pa rezultat. Çiço tentoi vrasjen e Jani Aliajt nw Tiranw vetwm disa javw para se tw ekzekutohej nga vetë shwnjestra e tij, brenda nw ambientet e lokalit De Niro.
Grabitja e parë e banesës
Ngjarja ka ndodhur më 31 mars të 2015-ës ku tre persona të maskuar e të armatosur, mundën të futeshin në banesën e tyre tre katesh. Çifti i bashkëshortëve, Antoleta dhe Naim Çiço kanë rrëfyer para oficerëve të policisë së Gjirokastrës dhunën barbare që maskat kishin ushtruar ndaj tyre, derisa Naim Çiço kishte humbur ndjenjat.
Ka qenë pikërisht kjo ngjarje që u bë kalvari i një sërë atentatesh të ndodhura brenda një viti në vendin tonë. Pas grabitjes, Elton Çiço ishte betuar se do të merrte hak ndaj autorëve. Policia e Gjirokastrës njoftoi pas ngjarjes se kishte mundur të identifikonte tre autorët e dyshuar.
Bëhej fjalë për S.J., 30 vjeç, A.J., 37 vjeç, të dy banues në Durrës dhe Robert Rama, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit, u vra në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vetëm pak muaj pas grabitjes. Identifikimi i Robert Ramës u bë pasi në afërsi të banesës në Tepelenë u gjet makina e përdorur nga autorët dhe brenda ndodheshin dokumentet e tij. Kurse në dojen e Prokurorisë thuhet se dy autorët e tjerë nuk janë identifikuar ende. Në atë kohë, policia tha se maskat kishin marrë nga banesa shumën prej 5 mijë eurosh.
Elton Çiço
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com