NANTE - Një burrë ka hyrë me furgon në një dyqan krishtlindje në qytetin francez, Nantë, duke plagosur 10 persona. Sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve të policisë edhe në këtë rast agresori ka thërritur “Allahu Ekber” (Allahu është më i miri) dhe më pas ka goditur marketin ku ndodheshin mjaft njerëz.
Në dy raste të mëparshme gjatë fundjavës janë rregjistruar ngjarje të ngjashme, duke rritur frikën e sulmeve të tilla të ekstremistëve islamikë. Sipas zyrtarëve të policisë shoferi i furgonit në Nantë ka therur veten menjëherë pas incidentit.
Presidenti i vendit Francois Hollande ka thirrur një takim emergjent të kabinetit duke i kërkuar publikut të mos ketë panik. Edhe kryeministri i vendit Manuel Valls ka kërkuar të ruhet ‘gjak-ftohtësia’.
Të dielën në Dijon, një shofer duke thirrur “Allhahu Ekber” ka përplasur me makinën e tij një grup kalimtarësh, duke plagosur 13 prej tyre. Një ditë më parë një tjetër burrë duke përdorur të njëjtën frazë është goditur për vdekje nga policia pas një sulmi të papritur ndaj tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com