Sërish protestë kundër impiantit në
Verri,e moshuara:Po blejnë kancer

Sërish protestë kundër impiantit në<br />Verri,e moshuara:Po blejnë kancer<br /><br>
Banorët e fshatit Verri në Fier kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, duke e cilësuar atë si një ‘kancer’ për ta. Banorët nisën sot protestën pas arrestimit nga policia të katër protestuesve të djeshëm për kundërshtim të efektivëve, tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit.

Banorët janë mbledhur në qendër të Verrisë, ndërsa një e moshuar tha për mikrofonin e Report Tv se nuk do të dorëzohen, edhe nëse vdesin. Sipas saj, politikanët po e bëjnë kancerin me lekë dhe po ia japin popullit.   

“Neve gratë na mbërthyen policët. U turrën burrat, i ngritën gratë, ca i hodhën në kanal, për arsye se kishin filmuar. Përveç kësaj vajtën dhe me të shara. Ne plehra në verri nuk duam, ne do vdesim dhe nuk dorëzohemi. Aty mund të ndërtohen dhe raketa bërthamore. Këta po e blejnë kancerin me lekë dhe po ia japin popullit”, tha gruaja. 

“Më ka tërhequr zvarrë dhe më tërhoqi në kanal. Më dërrmuan dhe ju thashë ‘çfarë jemi ne serb apo shqiptar?’ Më tha ‘ju jeni serbo-shqiptar. Policia na rrethoi sikur të ishim terroristë”, tha një banore tjetër.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë