TIRANË – Sërish protest për Ilia Karelin në Tiranë. Dhjetëra të rinj me flamuj kombëtar në duar protestuan para piramidës e më pas tek Ministria e Punëve të Jashtme duke kërkuar që shteti shqiptar të ragojnë për vdekjen e Ilia Karelit. Të rinjtë të organizuar në rrjetet sociale kërkuan që ministri Ditmir Bushati të kërkojë llogari tek autoritetet greke, pse u lanë të lirë gardianët e akuzuar për torturimin dhe vrasjen e shqiptarit. Ata u mblodhën rreth orës 11:30 para Piramidës dhe kauza e tyre mbetet e njëjtë: Zbardhje e vrasjes së të dënuarit shqiptar në burgjet greke, si pasojë e torturave çnjerëzore të kryera ndaj tij, dhe reagim i palës shqiptare ndaj procesit gjyqësor po zhvillohet në Greqi. Aktualisht janë lënë të lirë të gjithë gardianët e vënë nën akuzë për vrasjen e Ilia Karelit, të njohur në Shqipëri me emrin Kudret Kume.
Gjatë marshimit nga Piramida tek Ministria e Jashtme nuk u shënua asnjë incident mes protestuesve dhe uniformave blu. Aktivitetiti u monitorua në distancë nga patrullat e komisariatit numër 1 dhe 2 për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit pasi më parë për organizimin e kësaj proteste ishte dhënë leja nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit
Kjo është protesta e tretë që zhvillohet si revoltë ndaj torturave që gardianët e burgut Malandrinos dhe Nigritas ushtruan mbi Karelin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Protesta e parë u politizua, duke sjellë përplasje mes organizatorëve (grupit online Shqipëria Ime) që organizoi protestën përmes Facebookut, dhe Aleancës Kuq e Zi e cila u bë pjesë e protestës, madje duke marrë përsipër organizimin dhe duke ndryshuar itinerarin e saj. Gjatë asaj proteste pati përleshje mes turmës dhe policisë, dhunë e cila coi në dhjetëra shoqërime dhe pezullimin e 4 policëve. Ndërsa protesta e dytë u zhvillua para Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e ministrit Tahiri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO