Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të reja nga 844 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362.
Aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.
Sipas njoftimit të ministrisë kanë ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana, një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar.
Rastet e reja jane në këto bashki - 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.
52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730
Raste pozitive 12385
Raste të shëruara 6940
Raste Aktive 5083
Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2501
Durrës 567
Shkodër 372
Lezhë 297
Elbasan 287
Korçë 245
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 116
Dibër 73
Gjirokastër 72
Komente

