/ATSH-DPA/ - Deputetët turq shkëmbyen sërisht grushta me njëri-tjetrin, për herë të dytë këtë javë, pas një debati për një projektligj për shtimin e kompetencave të policisë.Anëtarë të opozitës dhe të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u zunë me njëri-tjetrin, në ndërkohë që një prej tyre u rrëzua edhe nga shkallët.Një video e CNN Turk tregoi kaos në seancën plenare, por edhe deputetë që përpiqeshin të qetësonin kolegët e tyre.
Të mërkurën një sherr masiv mes deputeteve në parlament përfundoi me shtrimin e dy prej tyre në spital.
Rrahja ndodhi gjatë polemikave në lidhje me vendosjen në axhendën e diskutimeve të reformës në fushën e sigurisë së brendshme.
Debatet për reformat e sigurisë së brendshme vazhdojnë, ndërsa opozita paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të bllokuar këtë reformë

LAJMET MË TË VLERËSUARA