Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 15 qytetarë nga COVID, shënohen 1021 raste të reja! Hapet pavioni COVID në spitalin Rajonal të Elbasanit

Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 15 qytetarë nga COVID, shënohen 1021 raste të reja! Hapet pavioni COVID në spitalin Rajonal të Elbasanit

Infektivi

Situata e COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shqetësuese. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë raportohet se 15 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 1021 të tjerë kanë rezultuar pozitiv, nga 3998 testime të kryera. Qyteti me numrin më të lartë të rasteve është Tirana, me plot 571 infektime të reja.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

E rëndë po ashtu paraqitet edhe gjendja në spitale. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria njofton se sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1021

Të shëruar në 24 orë     1085

Të shtruar në spitale      648

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3998

Testime totale           447,746

Raste pozitive            102,306

Raste të shëruara       65,403

Raste Aktive               35,207

Humbje jete                1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22,051

Fier        2793

Durrës     1787

Vlorë       1778

Shkodër   1410

Elbasan    918

Lezhë   824

Berat       1028

Korçë  951

Gjirokastër 939

Dibër    353         

Kukës   375

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/02/2021 18:52

    Shteti duhet te bej mbyllje totale te pakten per 4 jave dhe pastaj te shikoj ecurine e pandemise , nuk eshte e lehte per vendin tone me kete ekonomi qe kemi por eshte e vetmja menyre per te shpetuar vendin nga katastrofa , zoti kryeminister mer masa menjehere

    Përgjigju
  • Toni: 23/02/2021 18:34

    Qeveria te marre masa shternguese, jo kufizuese apo parandaluese. Te nxjerre nje akt normativ me firmen e Braces, meqe Rama nuk ka kohe se eshte i zene me xhirimin e filmit te radhes, dhe ti kerkoje policise qe jo me me gjoba por me arrestime te atyre qe nuk mbajne maske neper rruge. Madje meqe thuhet se mund te transmetohet te jo njerzoret, te nxjerrin ushtrine e izolojne te gjithe kafshet e zogjte pa maske qe vijne verdalle.

    Përgjigju
    • Bilali: 24/02/2021 06:52

      Ti i paske leshuar pellumbat shoku

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia