KOSOVË- Sërish në Kosovë janë regjistruar shifra të larta infektimesh. Gjatë 24 orëve 1.096 persona kanë rezultuar pozitivë më koronavirusin, ndërsa 4 qytetarë nuk mundën t'i mbijetonin luftës me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 53 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.109 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë numri total i infektimeve ka shkuar në 115.151, ndërsa nga numri i viktimave 2.280. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 7.854 qytetarë.

Komente

