Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave jashtë një “clubi” në Florida, deklaroi drejtori i policisë Alfredo Ramirez III.
Drejtori i policisë me anë të një postimi theksoi se një automjet tip “Nissan Pathfinder” ndaloi në vendin e ngjarjes mes orës 12.00 dhe 01.00 të mëngjesit.
Nga automjeti dolën tre persona të armatosur dhe nisën të qëllonin në drejtim të turmës që ishin mbledhur për një koncert.
Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 të plagosur janë në spitale të ndryshme afër zonës, njëri prej tyre gjendet në gjendje kritike.
"Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë," shkroi Ramirez në Twitter.
Ndërkohë që Departamenti i Policisë Miami-Dade po kërkon informacion në lidhje me personat që kanë qëlluar ose për vendndodhjen e tyre.