Sërish tension mes Azerbajxhanit e 
Armenisë Gjiknuri: Rrezik projektet

Sërish tension mes Azerbajxhanit e <br />Armenisë Gjiknuri: Rrezik projektet
Serish tension mes Armenisë dhe Azerbazhanit në asamblnë e natos që mbahet në Tiranë. përfaqësuesit e tyre si sot edhe dje e kanë tejkaluar temën e diskutimit, duke u fokusuar tek problemet e tyre gjeopolitike dhe duke lëshur shpesh mesazhe kërcënuese, si “konfliktet mund të sillnin edhe bllokimin e projekteve”. Drejtuesja e komitetetit, në këtë pikë i ka ndërprerë fjalën përfaqësuesit të Azerbajxhanit duke i kërkuar të lënë jashtë temës së diskutimit konfliktin e tyre territorial.

Diskutimi I tensionuar u zhvillua në komitetin e shkencës dhe teknologjisë, ku po diskutohej për Tap dhe ishte I pranishëm dhe ministri jonë I energjitikës, Damian Gjiknuri. I pyetur në përfundim të mbledhje së komisionit nëse konfliktet mes këtyre vendeve sjellin edhe pengimin e përfundimit të projektit TAP, ministri Gjiknuri u shpreh:

“Konfliktet sjellin rreziqe për përfundimin e projekteve në kohë. Edhe për ne si Shqipëri projekti TAP varet nga stabiliteti gjeopolitik i të gjitha vendeve nga kalon. Ne shpresojmë që të jetë siguruar stabiliteti në Azerbajzhan, besoj se konflikti mes tyre do zgjidhet, edhe pse ka vende që nuk e duan diversifikimin energjetik”, tha ai.
 
Ndërsa gjatë fjalës së tij në komitetin për shkencën dhe teknologjinë, ministri Gjiknuri tha se shumë shpejt Shqipëria do të promovojë burime energjie nga dielli dhe era duke nisur nga viti tjetër. “Vitin tjetër liçensë për kapacitet diellor 50 dhe 20 megavat” Prononcimi i Ministrit Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes

 “Konfliktet sjellin rreziqe për përfundimin e projekteve në kohë. Edhe për ne si Shqipëri projekti TAP varet nga stabiliteti gjeopolitik i të gjitha vendeve nga kalon. Ne shpresojmë që të jetë siguruar stabiliteti në Azerbajzhan, besoj se konflikti mes tyre do zgjidhet, edhe pse ka vende që nuk e duan diversifikimin energjetik”,- tha ai.

Konfliktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë të hershme, por tensioni u rrit në prill të këtij viti ku pati përshkallzim të përplasjes, për rajonin Nagorni¬Karabakh, pjesë armene brenda territorit të Azerbajxhanit. Armenët në këtë rajon janë mazhorancë dhe që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar kundër Azerbajxhanit duke mos pranuar që të jenë pjesë e këtij shteti. Edhe gjatë ditës së parë të punimeve të asamblesë doli në konfliktin e vjetër mes Azerbajxhanit e Armenisë. Pala azere akuzoi Armeninë për përdorim të armëve bërthamore kundër saj, akuza që u hodhën poshtë nga kreu u delegacionit armen, i cili kujtoi se NATO nuk ka mandat për te zgjidhur konfliktin mes palëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv