Për të tretën ditë vijon përplasja verbale në kantierin e Aeroportit të Vlorës mes kompanive ‘2A Group’ dhe ‘Mabco’.
Përfaqësues të 2A Group të Valon Ademit kanë bllokuar lëvizjen brenda kantierit, ndërsa ata të Mabcos kanë bërë bllokadë ne hyrjen kryesore të objektit.
Përfaqësuesi i MABCO, tha se në bazë të vendimit të gjykatës së lartë duhet të rikthehen në kantier.
Nga ana tjetër, administratori i shoqërisë koncesionare VIA, Vegim Hoxha shkroi në rrjetet sociale se Mabco e Behgjet Pacollit, nuk duhet të paraqitet me forcë, por përmes nënshkrimit të kontratës së re. Sipas tij, kontrata e mëparshme me vlerë 62 milionë euro, nga e cila janë kryer mbi 26 milionë euro pagesa, eshtë ndërprerë. Ndërsa kërkesat e reja financiare të Pacollit, që shkojnë deri në 200–300 milionë euro janë të papranueshme.
Për shkak të përplasjeve të vazhdueshme fillimisht në dyert e gjykatave e me pas në kantier, afatet për ndërtimin e aeroportit të janë shkelur. Në këto kushte, më 29 Maj, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi deklaroi se kompanitë kontraktore kanë 30 ditë afat për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Ky ultimatum është drejt skadimit dhe siç ministri ka deklaruar për çdo ditë vonese, do të ketë gjoba e deri në prishje të kontratës koncesionare.
Komente









He more popull qe nuk doni te investojne te huajet ,shihni se c’ bejne po u bashkuar dy shqiptare ..??!!
Përgjigju