KAJRO- Në Kajro janë shënuar 53 viktima të tjera dhe 100 të plagosur nga përleshjet mes policisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsit.
Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, një koalicion i partive islame dhe figurave mbështetëse të Morsit, kanë organizuar demonstrata masive në mbarë vendin, të cilat u mbajtën pas faljes të së premtes.
ORA 21:00 POLICIA EGJIPTIANE HAP SERISHT ZJARR MBI PROTESTUESIT NE KAJRO
Policia egjiptiane ka hapur sërisht zjarr mbi protestuesit në një zonë në Seira, lagje e vjetër e Kajros. Dhjetëra të vdekur janë regjistruar në sheshin “Ramses”, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. 50 viktimave të regjistruara paraditen e sotme në Kajro, i është shtuar edhe një tjetër nga përleshjet në Tanta dhe një tjetër në Mansoura.
Po kështu nga radhët e policisë, është regjistruar një i vdekur në Kajro, gjatë një sulmi në një pikë kontrolli.
Sipas gazetarëve në Kajro, raportohen mbi 100 të vdekur vetë në kryeqytetin egjiptian.
RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NE EGJIPT
Kështu bilanci i viktimave po rritet nga ora në orë. Një ditë pasi u mësua për 630 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, qeveria e Egjiptit mbrojti veprimet e saj duke insistuar se trupat e saj qëlluan në vetëmbrojtje dhe nuk ishin përgjegjës për vdekjen e viktimave.
Këto shifra janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, por lëvizja islamistd Vëllazaëria Myslimane vazhdon të këmbëngulë se shifrat janë më të larta, duke folur për 4 mijë e 500 viktima, ndërsa të plagosur janë mbi 10 mijë të tjerë.
Dhuna nxiti udhëheqësit e botës, disa prej tyre aleatë të Egjiptit, për të kritikuar ashpër qeverinë e Kajros për trajtimin mizor të mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohammad Morsi disa javë më parë.
Në Giza, Aleksandri e Sinai, protestuesit kanë djegur disa institucione publike dhe kisha katolike. Policia egjiptiane ka marrë urdhër për të shtënë me armë ndaj protestuesve, nëse ata sulmojnë policët apo ndërtesat qeveritare.
Një shpërthim i tillë i dhunës në Egjipt nuk është parë nga historia moderne e këtij vendi.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com