Serveri, FBI dyshime për
zhdukjen e hard-diskut

Serveri, FBI dyshime për<br />zhdukjen e hard-diskut
Thellohet akoma më tepër skandali i zhdukjes së provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre dërguar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë nënvizuar fshirjen e filmimeve, por
kanë shkuar akoma më tej në përgjigjen e tyre, duke hedhur dyshime të forta se serverit i është hequr njëri prej hard disqeve të tij. I konceptuar me dy hard-disqe për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të instaluara në muret dhe ambjentet e brendshme të oborrit të kryeministrisë, serveri qëndror i këtyre kamerave nuk është i plotësuar me të gjitha paisjet kompjuterike, duke sjellë dyshimin e mungesës së një hard-disku.
Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se nga përkthimet e para të përgjigjes së FBI nga specialistët e marëdhënieve me jashtë, është konstatuar se ekspertët amerikanë jo vetëm që janë shprehur për pamundësinë e rikuperimit të filmimeve të fshira, por kanë ngritur dyshimin e heqjes së njërit nga hard-disqet, që shërbente për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të kryeministrisë.
Lidhur me këtë konstatim, hetuesit që prej 6 muajsh, janë duke verifikuar personat përgjegjës që mund të kenë fshirë pamjet filmike dhe hequr njërin nga harddisqet, shprehen se të gjitha këto veprime janë kryer mesnatën e 22 janarit nga një grup i organizuar në kryeministri, ku dyshimet e para
bien mbi sekretarin e përgjithshëm, Gjergj Lezhja dhe grupin e specialistëve të mirëmbajtjes së sistemit të IT-së në kryeministri.
Burime pranë grupit të hetimit, tregojnë se në pamundësi të kohës për të fshirë pamjet filmike gjatë protestës së 21 janarit, riformatuar
hard-disqet dhe vënien e tyre në mëngjes në funksion të prokurorisë, grupi i inxhinierëve dyshohet se ka hequr njërin nga hard-disket, duke bërë atë veprim që në gjuhën juridike kualifikohet si akuza e "Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe akuza e "Shpërdorimit të detyrës" neni 248. Në muajin tetor të vitit të kaluar, prokuroria ka marë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Gjergj Lezhja dhe përgjegjësit e ITsë si të dyshuar për këto veprime kriminale, por që në fakt ata s'kanë dhënë deklaratë në shërbim të hetimit, duke u mjaftuar vetëm me shpjegimin e anës teknike dhe duke mos pranuar asgjë nga dyshimet e ngritura nga prokuroria. Kjo e fundit u qëndron besnike, dyshimeve të saj tashmë të konfirmuara dhe nga ekspertët e FBI për fshirjen e pamjeve filmike dhe mundësisë së heqjes së njërit prej hard-disqeve.

B u r i m e t thanë se duke u mbështetur mbi bazën e aktit të ekspertimit të kryer nga specialistët e FBI, shumë shpejt do rimarrin sërish në pyetje
personat përgjegjës që tashmë janë të dyshuarit kryesorë në zhdukjen e provave për të penguar dhe vështirësuar zbulimin e veprës penale apo të autorit të saj. Hetimi për gjetjen e autorëve të zhdukjes së provave filmike, filloi men jëherë sapo ekspertët shqiptarë por dhe ata amerikanë të FBI konstatuan fshirjen e tyre. Prokuroria dyshon se në këto pamje tregohen efektivët e Gardës së Republikës duke qëlluar me armë në drejtim të turmës së demonstruesve. Sipas prokurorisë, dyshohet se me fshirjen e këtyre pamjeve hetuesit e çështjes, nuk mund të identifikojnë me pamje filmike personat që qëllonin me armë luftarake në drejtim të demonstruesve të opozitës të mbledhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK