Serveri i tatimeve, Cani nuk
paraqitet në komisionin hetimo

Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk u paraqit të martën në Komisionin hetimor për serverin e tatimeve.

Pranë komisionit hetimor të drejtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ishte paraqitur as ndonjë arsye mbi mos ardhjen për të dëshmuar të ish ministrit Cani, tani deputet i Partisë Socialiste.

Cani së bashku me sekretarin e përgjithshme të MF-së si dhe drejtore e harmonizimit për kontrollin e brendshëm Kesjana Halili ishin thirrur për të dhënë shpjegime të hollësishme lidhur me ndërhyrjen në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në nëntor të vitit 2013.
Sekretarja e Përgjithshme e MF-së Gelardina Prodani duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit informoi se nuk kishte dijeni për procedurat e auditit pasi ligji “Për auditin” e përjashton vendimmarrjen e saj.

Ajo shtoi më tej se sipas këtij ligji edhe Sekretari i Përgjithshëm i MF-së mund të jetë subjekt i auditimit.

“Auditimi është mjet në duart e titullarit, domethënë ministrit të Financave”. Ajo tha se ka pasur një kontratë për të audituar serverin e tatimeve dhe se janë zgjedhur ekspertë të jashtëm të cilët kanë deklaruar se do të kryejnë procesin pa pagesë. “Nuk janë paguar para publike për këtë audit”, deklaroi Prodani.
Komisioni hetimor, i ngritur për herë të tretë me vendim të Kuvendit, ka objekt kontrollin e zbatimit të legjislacionit tatimor në administrimin e bazës së të dhënave shtetërore nga ana e administratës tatimore për periudhën 12 nëntor – 7 dhjetor 2013.

Gjithashtu, objekt i hetimit është dhe verifikimi i problematikës së ndërhyrjeve në sistemet tatimore, si dhe arsyet e mosfunksionimit të tyre për disa ditë /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi