Serveri i tatimeve, ekspertët: Ishin
auditues, s’dimë klonime të dhënash

Serveri i tatimeve, ekspertët: Ishin<br />auditues, s’dimë klonime të dhënash
Specialistë të IT nga drejtoria e tatimeve kanë dëshmuar para Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve në nëntor të 2013.
 
Në dëshmitë e tyre Gjergji Nesturi dhe Andi Agarai deklaruan se në institucion kanë mbërritur auditues të cilët kanë punuar mbi server, por nuk pohuan të dinin që janë klonuar materiale.
 
Specialsitet dëshmuan para deputetëve se, pas kësaj ndërhyrje nga audituesit rezultuan qindra deklarata tatimore të fshira nga sistemi.

Specialistët e IT thanë se tashmë serveri i tatimeve eshte më i sigurtë, për shkak se tashmë aplikohet projekti austriak sipas të cilit sistemi është i përqëndruar dhe e bën atë më të sigurte si dhe krijon lehtësira për taksapaguesit.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë