Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen e serverit të tatimeve ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit socialist, Ervin Bushati, sa i përket punimeve të këtij komisioni.

Ristani ka thënë se Bushati ka shtuar budallallëkun e shumicës, ndërkohë që maxhoranca është kthyer në një maxhorancë qesharake.

Por nga ana tjetër, ai shtoi se afatet e komisionit i përcakton Kuvendi dhe për këtë rast ai është 3 muaj, ndërkohë që ka theksuar se puna hetimore e komisionit është shumë e vështirë, sakohë që jo të gjithë dëshmitarët janë paraqiture për të dhënë dëshmitë e tyre.

Bushati shtoi budallallëkun e shumicës pozitës. Nuk kemi kërkuar ne afatet, ato i vendos parlamenti. Puna hetimore e komisionit është e vështirë. Vëllai i ministrit dëshmitar s’paraqitet në komision, dëshmitarët e tjerë që kanë kopjuar të dhënat nuk janë paraqitur. Nuk gjenden adresat e tyre. Puna e komisioneve hetimore po pengohet nga kjo maxhorancë qesharake. Nuk duan që të dalë e vërteta” tha Ristani.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)