Serveri i Tatimeve, vijon odiseja
e zvarritjes së hetimit parlamenta

Serveri i Tatimeve, vijon odiseja<br />e zvarritjes së hetimit parlamenta
TIRANË - Edhe pse ka një vit që është ngritur me iniciativë të opozitës për të hetuar ndërhyrjet në serverin e tatimeve, komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje, nuk ka bërë thuajse asgjë. 
 
Komisioni hetimor i drejtuar nga Arben Ristani, sapo ka nisur të pyesë dëshmitarët, dhe mbledhja e sotme ku ishte ftuar të dëshmonte e dyta funksionare e shtetit, përfaqësuese e Ministrisë së Financave, u shty. 
 
Të pranishëm në mbledhje ishin vetëm 3 përfaqësues të PD-së: Ristani, Tabaku dhe Shehu, teksa munguan përfaqësuesit e mazhorancës. Në mungesë kuorumi mbledhja u shty përsëri.
 
"Në një komunikim elektronik që kam pasur me nënkryetarin e komisionit, zotin Bushati, mazhoranca pretendon se nuk mund të vijojë punimet komisioni i posaçëm për sa kohë sesioni parlamentar ka mbyllur punimet. Në interpretimin që unë i kam bërë rregullores së procedurës parlamentare, kam arritur në përfundimin që, Po, komisioni mund të vijojë punën. Por siç e shihini, mazhoranca nuk ka ardhur, dhe e kemi të pamundur kuorumin. Më duhet që nesër të bëj një interpretim të saktë të kësaj çështjeje për të caktuar datën e radhës", -tha Ristani. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës