Servet Pëllumbi: Rama në krye
të PS-së sa të jetë kryeministë

Servet Pëllumbi: Rama në krye<br />të PS-së sa të jetë kryeministë
TIRANË - Ndodh në parti që nuk përputhet mandati legjislativ me mandatin politik të kryetarit të partisë, që është dhe kryeministër. Tani, kush është primare? Në partitë e majta evropiane, primare është pjesa e qeverisjes. Partia është në funksion të qeverisjes kur ajo është në pushtet. Kryetari i partisë që në këtë rast është dhe kryeministri, ka marrë një mandat më të gjerë sesa anëtarësia. Ka marrë votat e 7-8 qind mijë shqiptarëve.

Atëherë përparësi i jepet mbarimit të mandatit legjislativ, ndërsa çështja e mandatit të kryetarit të partisë është tërësisht politike, sesa statusore. Në fund të fundit, statutin qeveria e adopton në funksion të qeverisjes. Ky debat nuk e ndihmon demokracinë e brendshme në parti. Unë them të mos e ndërpresim fokusin e vëmendjes nga mbarimi i legjislaturës. Është shumë më e rëndësishme qeverisja, sesa mandati i kryetarit të partisë.

Sigurisht që Statuti duhet respektuar, por kur e ke shkelë që në fillim, nuk mund të kujtohesh për ta rregulluar në fund. Tani duhet të mendojmë se si do ta respektojmë në vijim, mbas kongresit. Nëse mandati i kryetarit skadon më mes të legjislaturës, sidomos kur është kryeministër, nuk ka kuptimin, që teksa ai qeveris, ne ti dalim kundër. Kjo nuk do të kishte sens. Ai është votuar nga më shumë se anëtarët e partisë, është votuar nga populli. Nga ana tjetër, edhe kjo histori që ne kërkojmë çdo gjë nga kryetari, që për çdo gabim e ka fajin kryetari, është gabim. Madje unë them se kur kryetari është kryeministër, drejtimin e përditshëm të partisë duhet ta ketë sekretari i përgjithshëm.

Taulant Balla: Mes Shqipërisë dhe partisë, unë do të zgjidhja partinë.
Ditmir Bushati: Nuk ka ndonjë diferencë mes partisë dhe Shqipërisë.
Pandeli Majko: Nuk jam dakord me Ben Blushin që Shqipëria ka më shumë rëndësi se partia.
Sajmir Tahiri: Blushi na ka vënë para një basti, por unë nuk do të zgjedh.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'