Servet Pëllumbi: Zgjedhje të
brendshme në PS pas 21 Qershorit

Servet Pëllumbi: Zgjedhje të<br />brendshme në PS pas 21 Qershorit
TIRANE- Ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga themeluesit e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, shpreh pakënaqësi për angazhimin politik dhe grintën e treguar nga kasta e re e kësaj force politike. Në 24 vjetorin e themelimit të PS, Pëllumbi kërkon nga deputetët dhe anëtarët e rinj të kësaj partie që të mos e shohin Partinë Socialiste si një histori pas së cilës mund të fshihen, por të ndërtojnë një realitet konkret që t’i shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

“Partia Socialiste është një kontribut, një përpjekje madhore e dhënë në gjithë këto vite nga personalitete të këtij formacioni politik. Deputetët dhe çdo anëtar i ri i kësaj force politike nuk duhet ta shoh PS-në si një histori dhe diçka pas së cilës mund të fshihen, por si realitet konkret dhe përpjekje për ta vijuar këtë traditë të nisur”, u shpreh Pëllumbi për “Shqiptarja.com”. Themeluesi i Partisë Socialiste ka dalë në mbështetje të iniciativës së Kryeministrit Rama për të mos zhvilluar një festë për këtë 24 vjetor, në një kohë që e majta është në prag të zgjedhjeve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot