Servet Pëllumbi:Berisha,skenar
destabilizimi mbulim krimesh
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka reaguar ashpër pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga salla e parlamentit, ftoi shqiptarët që të rrëmbenin armët kundër rendit kushtetues. Servet Pëllumbi deklaron për Shqiptarja.com se, Sali Berisha kërkon një ‘97 të dytë, për të mbuluar të gjitha krimet ekonomike dhe njerëzore që ka konsumuar, gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij, destabilizimi i vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën.
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka reaguar ashpër pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga salla e parlamentit, ftoi shqiptarët që të rrëmbenin armët kundër rendit kushtetues.
Servet Pëllumbi deklaron për Shqiptarja.com se, Sali Berisha kërkon një ‘97 të dytë, për të mbuluar të gjitha krimet ekonomike dhe njerëzore që ka konsumuar, gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij, destabilizimi i vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën.
Pëllumbi i bën thirrje Prokurorisë Shqiptare që të thërrasë urgjent Sali Berishën, për konsumimin e veprës penale, të thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues. “Është një thirrje antikushtetuese. Është një vepër penale, sepse është thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues. Prokuroria duhet ta thërrasë urgjent dhe ta marrë të pandehur. Kërkon të destabilizojë vendin. Kërkon një ’97 të dytë për të mbuluar krimet e tij. Çështja e destabilizimit të vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën, për të mbuluar krimet që ka bërë. Është përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë”, thotë Servet Pëllumbi. Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e lexon thirrjen e Berishës si një paralajmërim, për luftë civile. Pëllumbi shprehet se, institucionet e shtetit duhet të vihen menjëherë në lëvizje, ndërsa prokuroria është në provë.
Përjashtimi Thirrja publike e Sali Berishës, për armatosjen e popullatës, kundër shtetit dhe rendit kushtetuese, është pasuar me reagime dhe polemika. Ish-ministri i Brendshëm, Petro Koçi, thotë se, njerëzit e Sali Berishës janë të etur për luftë civile. Koçi i bën thirrje PD të përjashtojë Berishën.“Shullazët e PD, me në krye Berishën, janë të etur për lufte civile e vëllavrasje. Nuk u ngopën me ’97-ën. PD duhet të përjashtojë nga radhët e veta këtë institucion antishqiptar të krimit politik, krimit shtetëror dhe krimit ordiner”, tha Koçi.
Skenari Petor Koçi mendon se, thirrja e Berishës për kryengritje nuk është lajthitje, por kalkulim. “Thirrja e Sali Berishës nuk është lajthitje. Është një kalkulim që mund ta prodhojë vetëm teknologjia anti-qytetare, antishqiptare dhe antishtetërore e tij. Vënia para drejtësisë e klithmave për vëllavrasje të Sali Berishës do i jepte një goditje vendimtare botës së krimit në Shqipëri”, thotë Koçi.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.3%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i SHBA sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh, trafik i rënduar! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45