Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, një prej figurave të spikatura të socialistëve, Servet Pëllumbi festoi sot 75 vjetorin e tij, në një festë surprizë të organizuar nga kreu i PS, Edi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhuruar tufën me lule në këtë festë ku merrnin pjesë shumë miq dhe të afërm të familjes së Profesorit.
Pëllumbi ka falënderuar të gjithë kryesinë e PS, për festën surprizë dhe i ka uruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
“Ju falënderoj të gjithëve, Kryetarin e PS, Kryesinë e PS, për këtë festë të shkëlqyer në këtë 75 vjetor të ditëlindjes sime. Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë” u shpreh Pëllumbi.
Urimi i Jozefina Topallit
Pëllubit i kanë ardhur urime edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Topalli i bëri urimet më të mira zotit Pëllumbi, për një jetë të gjatë dhe të lumtur, duke i uruar shëndet dhe gëzime atij dhe familjes së tij.
/Shqiptarja.com