S’eshtë vënë asnjëherë në punë për 18 vjet, Basha bën gafën e radhës: Do të lidhim gazsjellësin e TAP me TEC-in e Vlorës

S’eshtë vënë asnjëherë në punë për 18 vjet, Basha bën gafën e radhës: Do të lidhim gazsjellësin e TAP me TEC-in e Vlorës

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Gjatë prezantimit të programin për Energjinë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u angazhua se qeveria e re do të lidhë gazsjellësin e TAP-it me TEC-in e Vlorës, si dhe do të gazifikojë zonat industriale.

Po ashtu kryedemokrati tha se do të aplikohet projekti i magjistralit Jon-Adriatik duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.

“Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.  Në sektorin minerar, ne angazhohemi për të rritur 150% Investimet e Huaja Direkte dhe do të dyfishojmë kontributin e këtij sektori në ekonomi. Kjo do sjellë punësimin direkt dhe indirekt për mijëra shqiptarë, në veçanti në zonat malore dhe të varfra.

Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të ndjeshëm të klimës së biznesit në vend, qartësisë së lidhjeve dhe rregullave, luftës kundër korrupsionit dhe shmangies së mbivendosjeve së kompetencave të agjencive të ndryshme qeveritare. Ne do ta çlirojmë sektorin minerar nga korrupsioni i administratës dhe do t’i japim fund përdorimit të pasurive kombëtare pa taksa dhe në mënyrë të pandershme.

Ne jemi gati të shqyrtojmë në bashkëpunim me shoqatat e minatorëve, çdo përfitim të veçantë për minatorët, për sakrificat që ata bëjnë dhe që shoqëria ua ka borxh, përfshirë këtu përfitimet sipas një statusi dinjitoz për punë të vështirë si dhe për t’u lehtësuar sadopak pleqërinë me pensione po ashtu dinjitoze”, tha Basha.

Per hir te vertetes TEC-i i Vlores i nisur ne vitin 2002 si projekt dhe qe ne vitin 2008 “hengri” 130 milione euro, nga 113 milione euro qe ishte ne planifikimin fillestar, as sot e kesaj dite nuk eshte vene ne pune!

Disa here eshte futur ne “konservim”, pasi nuk eshte efektiv, u nxor i tille dhe nga Banka Boterore qe dha kredine, qe shtoi se eshte dhe i panevojshem, ndersa aktualisht eshte nje barre ne buxhetin e shtetit, pasi ka thithur dhe fonde te tjera,

Me sa duket ekspertet e energjise jane larguar nga kjo jete, behet fjale per Bujar Nepravishten nje nga ekspertet me te mire qe kontribuonte per energjetiken por dhe per kete parti, per ti thene Lulzim Bashes se ai TEC nuk punon, ne menyre qe te shmange gafen e ndertimit te nje premtimi elektoral mbi nje objekt te “vdekur”!

Permes ketyre gafave Lulzim Basha po e “zmonton” dite pas dite programin eloektoral te PD, i cili me sa duket eshte bere me emergjence nga njerez jo kompetente!/ Gazeta"Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku